Ja sekretet e nje trajtimi qe vlen per dy efekte; me shume volum dhe menjehere dhe kolagen te ri per te rigjeneruar lekuren dite pas dite. Çdo grua ka mollezat e saj por me kalimin e viteve te gjithe tentojme te humbasim volumin e tyre. Dhe kjo ndikon ne pamjen e fytyres sepse mollezat jane nje pike kyçe ne fytyre; nese jane shume te theksuara dhe propocionale ia shtojne personalitetin fytyres, nese jane pak evidente, gjithe forma ovale e fytyren e humbet forcen. Make-ui-i ne keto raste mund te jete nje fare shpetimi per te krijuar iluzionin e vellimit. Por per ta zgjidhur kete problem seriozisht duhet mjeksia estetike.
Cilat jane sot metodat me efikase per t’i ridhene vellim mollezave? Ne pyetem dermo estetisten Lida Hoxha, prane Klinikes Estetike Dermo Life: “Zgjidhja e duhur per kete problem quhet idrossiapatite kalciumi. Behet fjale per nje filler i perbere ne 30% nga mikrosfera sintetike te idrossiapatite te kalciumit dhe pjesa tjeter eshte nje solucion ujor prej xheli. Formula eshte biokompatibel ne 100%, prandaj nuk eshte e nevojshme per te bere asnje test alergjie para trajtimit”.
› Si reagon ky trajtim?
Ky filler eshte i absorbueshem dhe jep shume vellim, gjithashtu dhe zgjat ne kohe. Menjehere pas injektimit xheli i perberjes jep nje efekt korrektiv dhe mbushes te menjehershem. Pas trajtimit, nese shiheni ne pasqyre dallohet menjehere permiresimi i zones se trajtuar, mollezat do te jene me te ngritura.
› Cili eshte ndryshimi ne krahasim me fillerat tradicionale?
E veçanta e ketij filleri eshte se sjell nje mbushje te menjehershme e cila riabsorbohet ne harkun e disa muajve. Ne te njejten kohe mikrosferat percaktojne nje veprim stimulues dhe rigjenerues te qelizave, duke favorizuar formimin e kolagenit te ri ne shtresat me te thella te dermes, aty ku vendoset kompozimi qelizor i indeve. Ne praktike mikrosferat ndihmojne ne formimin e kolagenit te ri i cili i jep stabilitet dhe tonifikim lekures. Pra rezultati eshte i dyfishte; e para mollezat jane te definuara por dhe shume natyrale, nderkohe qe ne kohezgjatje mund te kuptoni dhe dalloni benefitet e kolagenit te ri. Mollezat do te shfaqen jo vetem te mbushura, por edhe shume tonike dhe te buta ne prekje.
› Sa zgjat ky efekt?
Ky efekt i trajtimit zgjat rreth 6-8 muaj kur mikrosferat fillojne te degradojne sepse metabolizohen nga organizmi. Nderhyrja eshte jo invazive dhe pa dhimbje, mund te kete veç ndonje bezdi te lehte gjate momentit te injektimit.