Blog

Mjekët estetikë, tani edhe pak matematicienë, sepse synojnë trajtim perfekt dhe harmonik

Mjekët estetikë, tani edhe pak matematicienë, sepse synojnë trajtim perfekt dhe harmonik

Një trajtim estetik i bërë mirë si mund të dallohet?

Buzët si varkë, sytë pa shprehje dhe mollëza të ekzagjeruara,janë shenja që një trajtim nuk është bërë në mënyrë korrekte.

Rezultate të tilla, janë si pasojë e përdorimit të gabuar të botoksit dhe fillerit. Trajtimi i duhur është ai që respekton karakteristikat e pacientit. Propocionet, ekulibri por sidomos harmonia e formave. Bukuria nuk ka nevojë për tepri dhe ekzagjerime. “Pa patur nevojë të shkosh tek bisturia, mjeksia estetike është në gjendje që t’ju rinojë në mënyrë jo invazive dhe në respekt të karakteristikave somatike të pacientit.” thekson Vincenzo Colabianchi, kirurg estetik në Bologna dhe tek Dermolife në Tiranë. “Të gjitha ekzagjerimet shkojnë në kundërshtim me këtë filozofi; disa rezultate të dështuara janë pikërisht pasojë e përdorimit jo korrekt të botoksit dhe e fillerit ose e një përdorimi shumë invaziv. Në të dyja rastet nuk mund të arrihet rezuktati i bukurisë” – thekson doktor Colabianchi.

Buzët shumë të fryra, sy jo ekspresivë dhe mollëza shumë të theksuara, janë rezultat i një trajtimi të ndjekur në mënyrë jo korrekte, sepse kur flitet për mjeksinë estetike, ekzistojnë disa rregulla bazë të cilat duhen respektuar, sepse një trajtim jo kirurgjikal për të rinuar fytyrën, nuk do të thotë që trajtimi nuk do të ketë rreziqe. Mjeksia estetike është gjithnjë e më e prirur për rezultate natyrale. Madje sot janë zhvilluar disa metoda që bëjnë llogari pothuajse matematikore për të mos kompromentuar ekuilibrin e një fytyre dhe për të siguruar në mënyrë absolute një rinim të lëkurës së fytyrës së pacientit.

Një shembull është ai i Arthur Swift, një kirurg plastik kanadez. Ai ka futur një metodë të re teksa bën injektimet me botoks dhe acid ialuronik. Swift ka marrë si shembull modelet e fytyrave që gjenden në artin e Greqisë së lashtë. Sipas metodës së tij, duke aplikuar raportin 1:1,618, jo vetëm në të gjithë fytyrën, por edhe zonë për zonë, është e mundur që të rikrijohet një propocion më harmonik. Ky projekt se ku duhen bërë injektimet, kërkon thjesht vetëm një kompas. Kjo është dëshmia më e fortë se sa e rëndësishme është të japësh rezultate natyrale dhe të respektosh karakteristikat personale të pacientit. Por për të arritur këtë duhen baza solide. Duhet një njohje e thellë e produkteve në dispozicion, produkte me cilësi të lartë dhe mënyrën se si duhen përdorur këto produkte.

Botoksi dhe acidi ialuronik janë shumë të ndryshëm. Nëse fillerat janë mbushës, botoksi modulon aktivitetin muskulor. Botoksi është një ilaç me fuqi shumë të madhe. Janë 2800 artikuj të publikuar në revista shkencore të ciat sigurojnë jo vetëm faktin se përdorimi i botoksit është super i sigurtë, por përveç kësaj mjekët duhet të azhornohen herë pas here mbi teknikat e përdorimit për një efiçencë më të mirë dhe për të evituar çdo lloj komplikimi. Dora eksperte e mjekut zgjedh vendin e duhur për trajtim në mënyrë që të merret rezultati i dëshiruar. Ekulibri, harmonia dhe respekti për karakteristikat individuale të çdo pacienti, janë elementët bazë për t’i ofruar pacientit rezultate realisht më të mira për sa i përket proçesit të rinimit.