Transplanti i flokeve eshte nje procedure gjithnje e
me popullore, me nje shkalle te larte suksesi qe i
krijon mundesi pacienteve te kene floket qe
gjithmone kane enderruar. Sidoqofte, mund te
habiteni kur te degjoni se kujdesi i mepasshem i
transplantit te flokeve eshte po aq i rendesishem sa
vete operacioni kur behet fjale per rezultatin
perfundimtar.
Nje nga arsyet pse Klinika Dermolife eshte nder
klinikat me te perzgjedhura per te kryer kete
procedure, eshte pikerisht kujdesi me te cilin
pacienti trajtohet pas mbjelljes se flokeve, deri ne
rikuperimin total te pacientit.
Perse eshte i rendesishem kujdesi pas operacionit te
transplantimit te flokeve?
Pas transplantimit te flokeve, duhet te jeni
jashtezakonisht te kujdesshem me lekuren e kokes,
per te minimizuar rrezikun e infeksionit, shenjave
apo edhe nderprerjen e rritjes se flokeve ne te
ardhmen. Kjo do te thote se ne ditet post
procedures, ka keshilla qe duhet te ndiqni per t'u
siguruar qe po u jepni flokeve te sapo transplantuar
mundesine me te mire per t’u rritur ne menyre sa me
efektive.
Kujdesi pas mbjelljes se flokeve
Pas procedures, zakonisht rekomandohet te merrni 5–
7 dite pushim, ne varesi te profesionit dhe kushtet
nen te cilat punoni. Ju gjithashtu duhet te
siguroheni qe, nder masat e tjera paraprake post
procedures duhet te keni parasysh:
1- Ju duhet te flini me koken ne 2 ose 3 jasteke per
ditet e para pas procedures.
2- Ju duhet te shmangni ushtrimet me presion te
larte fizik per javet e para.
3- Ju duhet rregullisht te lani graftet tuaja te
reja sipas udhezimeve te mjekut.
Pas transplantit te flokeve, Klinika Dermolife ofron
nje udhezues te dobishem per ju ne javet e para pas
procedures. Gjithashtu ofrohet nje kalendar i
perditshem pas mbjelljes se flokeve per t'ju
keshilluar se si te kujdeseni per graftet tuaja te
reja ne 10 ditet e para, si dhe keshilla shume te
dobishme se si te kujdeseni per skalpin tuaj duke i
ofruar edhe trajtimin me plasem dhe multivitamina te
perfshire ne pakete ne menyre qe te stimulohet sa me
shume rigjenerimi i lekures, dalja e flokeve te reja
dhe forcimi i rrenjes se flokut.
Ekipi mjekesor ne kliniken Dermolife eshte i gatshem
te diskutoje dhe ti pergjigjet pacientit per cdo
pyetje apo çdo shqetesim qe mund te kete pas
transplantimit te flokeve.
Disa paciente mund te shqetesohen kur floket e rinj
bien disa jave pas procedures dhe shqetesohen se mos
kjo ka te beje me kujdesin ndoshta jo te sakte post
operator, por ky zakonisht eshte nje proces normal
dhe floket do te rriten perseri. Nevojiten
mesatarisht rreth 3-4 muaj pas transplantimit te
flokeve qe ato te fillojne te rriten, keshtu qe
durimi nga ana e pacientit eshte thelbesor.