Blog

Deshmia e pacientes: Si po me ndryshon jeten baloni gastrik?

Si po me ndryshon jeten baloni gastrik

Numri i personave te cileve baloni gastrik u ka ndryshuar jeten per mire eshte i madh dhe cdo dite e me shume, duke pare personat qe kane zgjedhur kete metode shume njerez i drejtohen klinikes sone per te mesuar me shume per efektet e tij. Shume kilograme me pak, nje trup me terheqes,mbajtje nen kontroll e diabetit, kolesterolit te larte, hipertensionit etj. Keto jane disa nga efektet me te zakonshme dhe njekohesisht te kerkuara nga personat qe vendosin balonin gastrik.

Por pervec pikepamjes sone si klinike, nje paciente e jona, nga te shumtat qe ka zgjedhur metoden e balonit na ka derguar ne rrjetet tona sociale historine e saj, si eshte te bashkejetosh me balonin gastrik, perse zgjodhi kete metode, sa kilograme ka humbur, e gjithe kjo e pare nen perjetimet e nje personi qe jeton me te tashme.

Tani qe po zgjidh problemin tim me obezitetin, tashme e kam me te lehte te flas per te. Ndryshe nga me pare kur njerezit nuk lodheshin duke me vene ne dukje qe isha e shendoshe duke menduar se do te reflektoja, por perkundrazi mua me ndikonin per keq te gjitha ato komente, me mbyllen ne vetvete dhe ngushellohesha duke ngrene ushqime te pashendetshme, ndihesha mire, por ishte pikerisht kjo qe me bente te shtoja kilograme vazhdimisht. Disa nga rrobat e mia te preferuara nuk me benin me, fillimisht i modifikoja por me pas u be e pamundur dhe i mbylla te gjitha diku ku te mos i shihja, me shpresen se nje dite do ti vishja perseri. Mbipesha ime filloi te me krijonte probleme me kolesterolin e larte dhe doktoresha me sugjeronte, dobesim, aktivitet fizik. Fundja, te gjithe keto me sugjeronin, sikur te ishte dicka qe behej me nje te kercitur te gishtave. E provova edhe palestren, ne fillim ishte e veshtire, me pas u mesova por si per dreq kishte dite qe perfundoja palestren dhe ndjeja shume uri, mundohesha te rezistoja por perfundoja duke konsumuar dicka qe nuk duhet ta beja, instruktori me thoshte keshtu. Por une perseri nuk u dorezova, fundja jam vetem 24 vjec dhe duhet te krijoj me shume besim tek vetja. Lexoja ne internet vazhdimisht per metodat e dobesimit, lexoja per prerjen e stomakut, per ngushtimit, dietat dhe keto te fundit i kam provuar por nuk kane funksionuar. Sleeve edhe unaza i thashe kategorikisht jo, me dukeshin shume drastike edhe prinderit nuk me lejonin. Kushurira ime qe jetonte ne Itali, se me te flisja me shume me tha per balonin gastrik, me tha qe kishte vite qe praktikohej dhe ajo njihte persona qe kishin pasur shume rezultat. Me tha per kliniken tuaj, sepse kishte bere hunden para 3 vitesh dhe me tha qe e praktikonit prej vitesh kete metode. Isha skeptike, por vendosa te vija bashke me mamin. Me priti doktoreshe Lida dhe mbaj mend qe kam ndenjur plot nje ore aty, nderkohe qe doktoresha me shpjegonte per te qe ishte pa kirurgji, mbaronte shpejt, humbisje shume kilograme, duke degjuar kete une perfytyroja veten time te dobet dhe aty u binda akoma me shume per ta provuar, fundja edhe nese deshtoja nuk do te ishte hera e pare. Pasi bera konsulten, analizat, konsulten prape me mjekun doja vetem ta vendosja dhe keshtu ndodhi, nuk ndjeva asgje pervec pak me vone qe kisha pak te perziera apo dhimbje stomaku, por me kaluan pas disa ditesh, me ndihmen e medikamenteve dhe keshillave te stafit tuaj mjekesor. Sot, jam 3 muaj pas vendosjes dhe jam 17 kilograme me pak, sepse isha 85 dhe tani jam shume me pak, akoma nuk me besohet, ndihem shume mire, sa me shume qe dobesohem aq me shume me shtohet deshira te kujdesem per veten, ushqimin, edhe palestren nuk e kam lene. Ndihem me e lehtesuar, me e lumtur, nivelet e kolesterolit i kam nen kontroll, me eshte rritur me shume vetebesimi. Une kam ende rruge per te bere, nuk dua te humbas edhe shume kilograme ne fakt, tani edhe te dua une nuk ha dot shume me sme le topi, qe me ka ndryshuar jeten kaq shume per mire.

Ju falenderoj shume qe me ndihmuat, qe me degjuat, edhe kushuriren time sigurisht qe me sugjeroi tek ju, ja permend vazhdimisht, uroj qe sa me shume njerez te degjojne per balonin edhe te mos vuajne me nga obeziteti. Faleminderit perseri!