Gjumi i pamjaftueshem, si rezultat i çrregullimeve te gjumit ose pamundesise per te fjetur (si pasoje e profesionit apo shkaqeve te tjera te paevitueshme) mund te pengojne aftesine e qelizave beta te pankreasit per te sekretuar insulinen, duke çuar ne rritjen e nivelit te sheqerit ne gjak.
Pikerisht kjo eshte arsyeja pse personat qe ushtrojne profesionin e tyre gjate nates jane me te predispozuar per mbipeshe dhe diabet te sheqerit te tipit 2. Faktori kryesor i ketij fenomeni eshte pikerisht renia e shkalles se sekretimit te insulines me rreth 30% pas vaktit, si rezultat i gjumit te pamjaftueshem dhe prishjes se ritmit cirkadien.
Ne menyre qe te parandalohen problemet e mesiperme, personave qe nuk plotesojne oret e nevojshme te gjumit u rekomandohet regjim ushqimor i shendetshem dhe aktivitet fizik i rregullt, per te djegur sasite e teperta te sheqerit qe mund te depozitohen nga mangesia e insulines ne organizem.
Dr.Yllka Themeli
Endokrinologe