Blog

Çëmçakizi nuk i heq rrudhat, përkundrazi mund t’i provokojë

Çëmçakizi nuk i heq rrudhat, përkundrazi mund t’i provokojë

Pas rrudhave të mimikës, duhet të vrasim mendjen edhe për ato që shkakton çëmçakizi? Ky argument po diskutohet sot në shumë blogje që flasin për estetikën; të Taking chewing gumpërtypësh vazhdimisht çëmçakiz mund të përshpejtojë krijimin e rrudhave rrotull gojës. Në këtë përfundim kanë dalë dy kirurgët estetikë amerikanë, Joel Sclessinger dhe Hemmaa Sundaram në një intervistë për portalin News Today.

Çëmçakizi gjatë përtypjes shkakton një superaktivitet të muskujve duke dobësuar indet mbajtës në brendësi të lëkurës dhe duke kontribuar kështu në humbjen e vëllimit dhe elasticitetit, thotë Sundaram, sipas të cilit puna e vazhdueshme e nofullave dhe fibrave muskulore mund të prishë edhe punën që është bërë me mbushje filleri rrotull gojës duke e shkrirë atë para kohe.Megjithatë mjekët thonë që efektet e një çëmçakizi që ne mund të përtypim herë pas here për të freskuar aromën e gojës janë shumë më të papërfillshme sesa dëmet që shkakton një stil jete i gabuar.