Blog

Botoksi, jo vetem shtrin rrudhat por eshte miku i humorit te mire

Botoksi, jo vetem shtrin rrudhat por eshte miku i humorit te mire

Bllokon muskujt pergjegjes te shprehjes se fytyres, ato negativet duke permiresuar keshtu cilesine e humorit.

›Ja çfare spjegojne ekspertet:
Ka nga ata si Nicole Kidman qe deklarojne qe e perdorin dhe ne fakt duken shume mire. Por ka edhe aktore si Naomi Watts te cilat pohojne se i duan rrudhat e fytyres per momentin. Botoksi sot edhe pse i paragjykuar, eshte shume i perdorur nga te famshem apo jo. Mjeket te cilet e perdorin prej vitesh e ndjejne te nevojshme qe te sqarojne disa dilema mbi botoksin.

Botoksi eshte nje nga ata trajtime estetike te cilat ndikojne mbi humorin e pacientit. Duke permiresuar pamjen, rritet autostima, madje eshte eksperimentuar me sukses edhe ne individe me simptoma depresioni dhe ka dhene rezultate shume te mira duke permiresuar gjendjen e tyre emocionale. Kjo teori bazohet ne teorine e feedback faciale, sipas se ciles levizjet e muskujve te mimikes mund te influencojne ne gjendjen shpirterore, ne humorn dhe shkallen e depresionit.
Nje shembull? Nje person i cili simulon levizjet e buzeqeshjes, kenaqet me shume me filmat me kartona ne krahasim me dike qe nuk qesh. Ne te njejten menyre, duke mbledhur muskujt e ballit teksa sheh imazhe qe nuk i pelqejne, do t’i perceptoje akoma me negativisht te njejtat imazhe.
Po si hyn ne loje botoksi? Botoksi paralizon muskujt e mimikes negative si ato te ballit duke e detyruar fytyren qe te kete nje mimike me te qete dhe te shtrire. Me fjale te tjera duke penguar muskujt e ballit qe te rrudhen, botoksi permireson perceptimin emocional, duke zvogluar sensacionet negative dhe duke iu ofruar te tjereve imazhet pozitive dhe te mira te vetes sone.
Nese iu duket si fantashkence, mund t’ju themi se shume studime e demonstrojne dhe e mbeshtesin kete teori. Disa dermatologe ne Amerike kane arritur te permiresojne depresionin e pacienteve te tyre, me mire se psikologet, kur i kane trajtuar me botoks.