Blog

 VERA 

Cili jane benefitet e  veres

Vera eshte bere nje pije e pandashme ne tavolinat tona, shoqeruese e sa e sa gostive, drekave familjare apo festave tona. Disave u pelqen e embel, ashtu si une. Disave e athet. Ka te forte, te lehte, te kuqe, te bardhe, frizante, normale etj etj. Sa shume variete ka ne bote. Po cne ky interes dhe ky pelqim kaq i madh per veren?
Bera nje dite nje kerkim te vogel, dhe shifni sa shume efekte mjekesore zbulova tek nje gote vere:
🥂 Ul rrezikun e Semundjeve Kardiovaskulare. Sipas nje studimi te vitit 2007 eshte zbuluar se disa perberes te gjendur ne lekuren e rrushit ndihmojne shume ne sistemin kardiovaskular, permes efektit vazodilatator. Gjithashtu eshte zbuluar se njerezit qe pijne perdite nje gote vere kane rrisk me te ulur per te pesuar infarkt.
🥂 Ul rrezikun e Kancerit fale permbajtjes se Resveratrol, nje proteine e cila vret qelizat kanceroze dhe gjendet ne lekuren e rrushit qe perdoret per pergatitjen e veres.
🥂 Promovon shendetin e syve. Nje studim islandez ka dale ne perfundimin se njerezit qe konsumojne rregullisht vere kane rreth 30% me pak mundesi per katarakt.
🥂 Permireson kujtesen fale efektit te Resveratrolit ne kujtesen afatshkurter, afatgjate dhe ate emocionale
🥂 Permireson shendetin e dhembeve fale antioksidanteve ne permbajtje te saj. Keta antioksidante ngadalesojne zhvillimin bakterial dhe kavitetet ne goje.
🥂 Ul nivelin e kolesterolit, sidmos llojet e veres te pasura ne fibra. Ne nje studim te bere, u vu re se njerezit qe konsumonin vere kishin nje ulje prej 10% tekolesterolit dhe yndyrnave “te keqija” te cilat bllokojne arteriet dhe zhvillojne me pas arteriosklerozen.
🥂 Rrit jetegjatesine. Kjo fale efektit te nje proteine te vecante prezente ne lekuren e rrushit qe perdoret per prodhimin e veres, e cila eshte zbuluar se ka veti antiplakje dhe ndihmon ne mbrojtjen e trupit nga semundjet qe vijne me moshen.
Atehere... Cfare po presim?? !! À lá santé!!