Blog

Si ka avancuar koncepti i se bukures nder vite?

Si ka avancuar koncepti i se bukures nder vite

Evoluimi i kirurgjise plastike ne vitet e fundit nuk eshte befasi per askend. Ne po jetojme ne epoken e mediave sociale dhe avancimit te teknologjise dhe bashke me te ka ardhur edhe kendveshtrimi i bukurise ne menyra te ndryshme. Por, qindra modele apo personazhe publike qe shohim ne Instagram nuk jane arsyeja e vetme per rritjen e operacioneve plastike. Vihet re gjithashtu nje rritje e personazheve te famshem qe kane pranuar gjithashtu per operacionet qe ata kane kryer, te cilat jane konvertuar ne rritje te numrit te operacioneve plastike per shume prej nesh. Kjo eshte dicka shume e mire. Perse mendojme keshtu? Pasi tabuja per operacionet plastike ka qene gjithnje nje kompleks i panevojshem, pastaj nuk mendoni qe bashke me “thyerjen”e kesaj tabuje po vjen edhe nje epoke me e ndershme dhe e sinqerte ne fushen e bukurise ku njerezit nuk kane me frike te tregojne deshirat, pasionet dhe komplekset e tyre?

Ne vitet e fundit verehet nje rritje e numrit te meshkujve dhe te femrave qe i drejtohen nderhyrjeve estetike, por nuk eshte ky elementi qe deshirojme te promovojme, eshte pikerisht fakti qe njerezit tashme nuk kane frike nga paragjykimet per te bere nje ndryshim ne pamjen dhe fizikun e tyre. Me ne fund po kuptohet qe ne fund do te paragjykohemi gjithmone, edhe dikush qe nuk ka bere nje nderhyrje etiketohet si “e bere” sic edhe dikush qe zgjedh nderhyrjet cilesohet si natyrale. Pasi qellimi i nderhyrjeve qe patjeter kane evoluar edhe teknikat, mjetet, pergatitja e kirurgeve anojne kah natyrales sa me shume. Gjithashtu edhe vete personat qe zgjedhin te kryejne nderhyrje kerkojne te ruajne sa me shume origjinalitetin, kete faktor e synojme gjithmone ne kliniken tone, patjeter qe ka pasur edhe persona te pakenaqur pas konsultimit te cilet nuk jane kthyer me ku kane kerkuar rezultate te cilat nuk pershtaten me fizionomine dhe permasat e tyre apo mbi te gjitha kur rrezikojne shendetin. Keto jane raste me te cilat kemi zgjedhur te mos arrijme ne kompromis.

Ajo cfare ka rendesi eshte qe te gjithe ne duhet te ndihemi te kenaqur me pamjen tone te jashtme dhe nese nuk jemi, nese mendojme se dicka nuk shkon por mund ta kishim me mire le ta ndryshojme. Duke lexuar paraprakisht, duke u konsultuar me nje specialist te fushes dhe nese vertete eshte dicka qe ju ben te ndiheni mire, bejeni. Nese dikush perpiqet t’iu ndryshoje konceptin tuaj per te bukuren, mos e lejoni pasi eshte nje koncept sa personal po aq edhe sublim. Bukuria gjendet ne forma te ndryshme ne natyre dhe te gjithe kemi pikepamje te ndryshme per te. Te ndihesh e bukur, te jesh e bukur, por te duash te behesh edhe me e bukur kjo eshte e drejte universale per te gjithe. Te duash te bukuren nuk eshte mekat! Te jetuarit ne nje bote diversiteti i jep dhe me shume kuptim kesaj fjalie!