Floriana Arelli
Dr. Floriana Arelli eshte nje nga emrat me te respektuar te kirurgjise plastike dhe rikonstruktive ne Itali, me nje pervoje qe flet vete – jo vetem per aftesite e saj teknike, por per perkushtimin qe tregon ndaj çdo pacienti. e diplomuar ne Universitetin “La Sapienza” te Romes, nje nga institucionet me te vjetra dhe prestigjioze ne evrope, ajo vazhdoi me tej specializimin ne te njejtin universitet ne fushen e kirurgjise plastike dhe rikonstruktive, ku vendosi bazat per nje karriere qe do te behej shembull.
Per Dr. Arelli, çdo nderhyrje eshte nje nje proces qe kerkon ndjeshmeri, perkushtim dhe vizion estetik. Prej vitesh punon prane disa prej spitaleve me te rendesishme ne Rome, si Ospedale San Giovanni Addolorata dhe Casa di Cura Quisisana, ku ka ndihmuar qindra paciente te rifitojne jo vetem pamjen, por shpesh edhe vetebesimin e tyre.
Ajo eshte veçanerisht e njohur per punen e saj ne rikonstruksionin e gjirit, nje fushe ku perfshirja emocionale e pacienteve eshte shume e thelle. Pertej praktikes klinike, ajo eshte gjithashtu aktive ne fushen akademike. Pjesemarrese ne publikime nderkombetare dhe eshte perfshire ne studime qe kane permiresuar teknikat kirurgjikale te perdorura sot ne Itali dhe me gjere. Ajo qe e veçon me shume Floriana Arellin eshte menyra si i qaset çdo rasti: me perulesi, me deshiren per te degjuar, dhe me vendosmerine per te ofruar me te miren qe mundet. eshte ky perkushtim i palekundur qe ka bere shume paciente ta konsiderojne jo thjesht nje kirurge te shkelqyer, por nje njeri te rralle qe ua ka ndryshuar jeten.