Blog

Naomi Campbell

Naomi Campbell Dermolife

Top modelja e mrekullueshme është përfolur shumë për ndërhyrjet e saj estetike. Supozimet për ndërhyrje në hundë nuk janë konfirmuar asnjëherë prej saj, ashtu siç thuhej edhe për heqjen e dhjamrave me anë të lipuzicionit. Campbell ka mohuar gjithçka duke u betuar se nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo thotë se sekreti i bukurisë së saj nuk është bisturia, por pasuria e jashtëzakonshme gjenetike që ka. Madje për të bindur adhuruesit e saj, ajo ka prezantuar mamanë e saj si dhe gjyshen të cilat pavarësisht viteve, vijojnë të jenë në formë shumë të mirë, madje dhe pa shumë rrudha. Naomi thotë se rinia zgjat nëse ushqehesh me një dietë të shëndetshme dhe bën rregullisht ushtrime fizike. Ndërkohë krahasimi i fotove të dikurshme me të sotmet e nxjerrin pak zbuluar modelen sepse hunda e saj duket me sy të lirë që dikur ka qenë me pak kurriz, ndërsa tani është bërë krejtësisht e drejtë.