Blog

Cher

Cher Dermolife

Cher nuk përbën lajm përsa i përket kirurgjisë estetike dhe nëse do t’i numërojmë janë; rinoplastikë, blefaroplastikë, korrigjim i qepallave, lipozucion dhe lifting i fytyrës. Disa mendojnë se Cher ka vënë proteza në mollëza, adominoplastikë, madje ka hequr edhe një brinjë. Cher nuk ka bërë asnjëherë misteriozen për ndërhyrjet kirurgjikale, por tregon se mollëzat janë të sajat dhe se ashtu i ka patur që e vogël. Ndërkohë përgënjështron lajmin se ka hequr një brinjë, madje thekson se nuk mund të bëhet një ndërhyrje e tillë. E pyetur pse e bëri gjoksin, Cher thotë se ajo ka patur gjithnjë një gjoks të madh, por pas lindjes së vajzës iu shfry dhe ajo nuk e shihte dot më ashtu të boshatisur. Ndëkohë përsa i përket hundës, ajo thotë se e pa veten në një video dhe kuptoi se hunda e saj duhej zvogluar urgjentisht. Ndërkohë Cher krahas ndërhyrjeve të shumta, po bën shumë seanca me lazer për të hequr tatuazhet e shumta që ka.