Blog

Cameron Diaz

Cameron Diaz Dermolife

Cameron Diaz në vitin 2007 i është nënshtruar rinoplastikës. Aktorja nuk e ka mohuar asnjëherë këtë fakt, por shton se ajo e ka bërë këtë ndërhyrje sepse kishte vështirësi në frymëmarrje, sepse kishte një devijim të hundës si pasojë e një aksidenti me surf. Gjithsesi, pavarësisht nga arsyet që e çuan aktoren për të bërë ndërhyrjen, mund të thuhet se Diaz duket më mirë tani në profil, pasi nuk e ka më deformimin. Ndërhyrja e saj në hundë, shkon në të kundërtën e fjalëve që vetë aktorja pat thënë dikur tek Daily Espress kur e pyetur për kirurgjinë plastikë ajo ka pohuar: Sa më cudissin disa njerëz që duan t’i ngjajnë patjetër Britney Spears ose Brad Pitt, si mundet të bësh gjithçka për të anulluar karakterin tënd? Unë nuk do ta bëja kurrë! Unë mendoj se bukuria vjen nga brenda, thoshte aktorja.