Kirurgjia vaskulare Italiane, metodat me te fundit te trajtimit e variceve

Trajtimi i variceve ne Shqiperi

Varicet, ose ndryshe venat varikoze jane nje nga patologjite me te zakonshme te semundjeve venoze ne zonen e kembeve. Sipas Shoqates Amerikane per Kirurgjine Vaskulare, te pakten 20 deri ne 25 milion Amerikane “vuajne” nga venat varikoze.
Shkaktaret per kete patologji jane te shumta dhe ketu mund te permendim:

 1- Moshen
2- Seksin ose gjinine e individit
3- Shtatezanite
4- historikun familjar
5- Obezitetin
6- Qendrimin ne kembe ose ulur me ore te zgjatura

Shkaktaret e kesaj problematike jane te shumta dhe pothuajse secili prej nesh, kur kalon nje moshe te caktuar e gjen veten e tij ne nje nga stadet ose gjendjet e mesiperme. Ajo qe ka me shume rendesi dhe duhet theksuar eshte se varicet nuk jane vetem nje shqetesim estetik, por eshte nje problem shendetesor dhe mostrajtimi i tyre mund te coje ne komplikime serioze duke perfshire skuqje, infeksione, gjakderdhje, plage, mpiksje te gjakut etj.

Si nje nga problematikat me te medha estetike dhe shendetesore me te cilat perballet bota sot, edhe menyrat e trajtimit te saj jane te ndryshme. Ne kliniken Dermolife prej vitesh jemi kujdesur te kemi bashkepunim me kirurg vaskular profesionist i cili i trajton varicet ne tre menyra te ndryshme:

1- Skleroterapia, e cile konsiston ne injektimin e nje substance ne enet e gjakut ose ato limfatike dhe shkakton tkurrjen e tyre.
2- Flebektomia e cila eshte nje teknike tjeter per te luftuar venat varikoze dhe konsiston ne disa prerje te vogla ne lekure per te realizuar largimin e tyre.
3- Stripping e cila eshte procedura kirurgjikale qe eleminon venat varikoze nga kembet ose kofshet, zakonisht te njohura si venat safene siperfaqesore.


Te treja trajtimet e mesiperme ne kliniken tone realizohen vetem nen profesionalizmin e kirurgut vaskular Italian Giosia Di Saverio dhe jo pa qellim bashkepunojme prej vitesh me kete emer ku pervec arsimit te tij ne universitetet me prestigjoze te Italise por edhe ne France, ai renditet si:

⁃ Drejtor klinik i departamentit te kirurgjise ASL Teramo, spitali Val Vibrata
⁃ Prej disa vitesh drejtues i “Hospitalo-Universitaire De Grenoble, France ne departamentin e kirurgjise vaskulare dhe te pergjithshme.


I diplomuar ne kirurgjine vaskulare, te pergjithshme, torakale (kirurgjia e kraharorit), kirurgjine endoskopike, transplantimi i organeve, Dr.Giosia Di Saverio eshte anetar i kolegjit francez te kirurgjise vaskulare dhe te Shoqates Mjekesore Italiane te Britanise se Madhe dhe bashkangjitur ne cv e tij renditen 56 punime ne revista shkencore, mbi 100 pjesemarrje ne kongrese te ndryshme dhe rreth 12,500 nderhyrje kirurgjikale te realizuara.

Duhet rikujtuar qe venat varikoze duhen trajtuar dhe jo te shihen thjeshte si nje problem estetik, pasojat qe vijne nga kjo patologji mund te cenojne shendetin tuaj dhe jo pa qellim edhe kirurgu i cili trajton kete problem prej vitesh ne kliniken Dermolife eshte njohes i shkelqyer i kesaj fushe ku profesionalizmin e tij e shpalos qe ne momentin e vizites se pare me pacientin dhe ekos dopler duke ofruar zgjidhjen me te mire per secilin individ dhe duke u kujdesur qe varicet te mos jene me nje shqetesim per ta.
Nuk ka asnje menyre perfundimtare per te parandaluar plotesisht venat varikoze, por duke u drejtuar tek specialisti i fushes rezultati pozitiv do te jete mese afatgjate, ashtu sic ka rezultuar deri me sot tek pacientet tane shume vite post procedurave me te cilat kane trajtuar problemin e tyre.
Ju nuk e keni te nevojshme te drejtoheni ne shtetet fqinje dhe te shpenzoni shuma te medha per te gjetur kirurgun dhe zgjidhjen me te mire per problemin me varicet, kete opsion ua ofrojme ne, sepse Dermolife kujdeset te vendosi ne te njejtin prioritet shendetin dhe pamjen tuaj estetike!