Trajtime Anti-Smaliature

Strijat janë ndryshime të sipërfaqes së lëkurës ku paraqiten si çarje dhe shenja të saj. Ato krijohen si shkak i humbjes së elasticitetit të lëkurës dhe në fillim ka ngjyrë të kuqe ndërkohë që me kalimin e kohës bëhen të bardha.

1) ARSYET E KRIJIMIT TË STRIJAVE JANË:

Lëvizja me shumë kile në peshë, shtim ose humbje e saj, puberteti etj.

2) TRAJTIMI ESTETIK

Trajtimi më i rëndësishëm duhet të jetë parandalimi. Është e nevojshme që të përmirësohet stili i jetës përmes një ushqimi të pasur me proteina, vitamina dhe kripëra minerale, duke bërë aktivitet fizik dhe aplikuar kremra të posaçëm.

3) TRAJTIMI PËR STRIJAT BËHET NË DISA MËNYRA:

1) Peeling për të eleminuar qelizat e vdekura.
2) Ushqim me acid ialuronik, vitamina E, colagen, elastinë etj.
3) Masazh emolinfatik me produktet e duhura (kremra me bazë acid mandelik, acid glikolic) për të niveluar shtresën e lëkurës.
4) Ekspozimi ndaj rrezeve UVA për të uniformizuar ngjyrën e lëkurës.
Sipas shtrirjes dhe thellësisë së strijave mund të duhen 28 deri në 40 seanca trajtim me metodat që thamë më lart.

4) DERMOROLLER

Një nga metodat më inovative të trajtimit të strijave është dermaroler. Teknika e përdorur është Mikro-needling ku disa qindra age mikroskopike shpojnë lëkurën me qëlim që të formojnë kolagenin dhe të nxisin proçesin e mbushjes për: – shenjat pasi janë hequr aknet ose trauma të tjera të lëkurës
– Rrudhat
– Strijat
- Celuliti
Metoda e mikro-needling me dermaroler konsiston në shfrytëzimin e aftësive natyrale të vetëshërimit të organizmit. Organizmi reagon nga shpimi me mikroage, siç do reagonte nga çdo objekt tjetër i cili do të penetronte në lëkurë. Futja e ageve të holla dhe të vogla në lëkurë, stimulon daljen e qelizave të reja të cilat transformohen në kolagjen. Ky kolagen i ri lidhet me ekzistuesin në epidermë duke i dhënë më shumë trashësi lëkurës, duke mbushur shenjat dhe rrudhat, pra bën një rigjenerim të plotë të lëkurës. Dermaroller është një instrument i çertifikuar për përdorim mjeksor. Ai është steril dhe një përdorimsh, kushte të padiskutueshme për të garantuar maksimumin e sigurisë tek pacienti. Dermaroller ka fituar çertifikatën e ciësisë për prodhimin por edhe për shpërndarjen e saj.
– Përdorimi për strijat
Tensioni i lëkurës provokon këputjen e saj të cilat më pak krijojnë dhe shenja. Deri më sot heqja e tyre ka qenë shumë e vështirë dhe përdorimi i kremrave apo trajtimeve me lazer nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Në vitin 2007 shumë mjekë filluan të përdorin teknikën mikro-needing të Dermaroller për të trajtuar strijat, për të bërë stimulimin e qelizave të reja si fibroplastet të cilat transformohen në kolagen dhe elastinë. Ky nuk është një trajtim i dhimbshëm.
– Si realizohet trajtimi
30 deri në 45 minuta para fillimit të proçesit, vendoset një krem anestetik. Dizinfektohet zona që do të trajtohet dhe proçedohet mikroneedling me Dermorolle për 20-30 minuta. Rezultati në fund të trajtimit është një lëkurë e skuqur dhe mini pika gjaku mbi sipërfaqe. Masazhi final me produktin specifik individual do të mbushë menjëherë mikrokanalet e hapura duke arritur shtresën aktive të lëkurës. Skuqja e zonës së trajtuar mund të vijojë për 2 ose 3 ditë por kjo nuk e pengon vazhdimin e jetës normale, si puna apo shkolla. Pas trajtimit rigjenerimi i stimuluar bëhet për 4-6 javë, kohë kur përsëritet trajtimi.

5) CABOXYTERAPIA PER STRIJAT, CELULITIN, RRATHET RRETH SYVE, RRUDHAT ETJ

Carboxyterapia është një trajtim i cili shërben për të luftuar celulitin, strijat ose çikatriçet. Funksionon falë veprimit të anhidritit karbonik i cili reagon në lëkurë duke i dhënë një pamje më të shendetshme dhe duke luftuar dhjamin.
– Çfarë është caboxyterapia?
Anhidriti karbonik është një gaz natyral present në trupin e çdo njeriu. Ai është një nënprodhim I metabolizmit dhe rritet me rritjen e sforcos muskulare. Kjo do të thotë që kur kryhet aktivitet fizik, sasia e bioksidit të karbonin në inde rritet. Roli i bioksidit të karbonit është të zgjerojë enët e gjakut dhe në këtë formë do çohet më shumë oksigjen në muskuj. Prandaj muskujt rriten pas aktivitetit fizik. Anhidriti karbonik (CO2) ka edhe një rol tjetër të rëndësishëm; shkatërron qelizat e dhjamit që ndodhen nën lëkurë. Për këtë arsye carboksiterapia përdoret për trajtimin e celulitit dhe të strijave. Përveç efektit tek qelizat adipose, anhidriti karbonik rrit sasinë e gjakut tek indet fibroze të lëkurës duke I dhënë një pamje më të shëndetshme. Ajo ndërhyn tek celuliti dhe dhjami duke i eleminuar ato.
– Si funksionon carboksiterapia?
Para së gjithash duhet një ekzaminim i celulitit nga ana e mjekut për të vendosur mbi sasinë e CO2 që duhet të injektohet. Seanca zgjat 10-15 minuta ku CO2 injektohet nën lëkurë me një age shumë të hollë. (më pas se 0,3 mm). Proçesi është shumë i thjeshtë dhe nuk ka nevojë për kohë rikuperimi si dhe nuk përdoret asnjë anestezi. Trajtimi nuk jep asnjë alergji apo efekt anësor. Karboksiterapia mund të bëhet nga 4-16 seanca. Seancat mund të bëhen çdo ditë ose çdo 3-4 ose 7 ditë.