Lazeri per heqjen e tatto

Lazeri per heqjen e tatto

Nese dikur tatuazhet konsideroheshin të përhershme,tani është e mundur që të hiqen me trajtime të ndryshme, në mënyrë totale ose të pjesshme. Kjo gje behet e mundur nepermjet Laserit.
Nxehtësia, që lëshon laseri, shkatërron pigmentin, kurse sistemi imun "shpëlan" mbeturinat e tij.
Pigmentet e tattoo-së kanë një spektër specifik të përthithjes.Lloji i lazerit që përdoret për heqjen e tatuazhit varet nga ngjyra e pigmentit të tij. Ngjyra e verdhë dhe e gjelbërt janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që mund të hiqen më thjeshtë.
Procedura e heqjes së tattoo-së realizohet pas disa seancash, pasi sic e përmendëm dhe më lartë varet nga ngjyra e tattoo-së, vjetërsia, dhe thellësia që është përdorur për bërjen e tattoo-së.
Lazeri e heq tatuazhin duke dërguar impulse drite me intensitet të lartë që kalojnë pa shkaktuar dëme në shtresat e lëkurës dhe absorbohen nga pigmenti i tatuazhit më poshtë.
Energjia nga kjo dritë e lazerit i shkakton pigmentit që të shpërbëhet në grimca të vogla të cilat pastaj eleminohen nga sistemi imunitar i trupit. Heqja me lazer bëhet në mënyrë të fragmentizuar duke e larguar atë pjesë pjesë me nje distance kohore prej 30 ditesh nga njera seancë te tjetra pasi kjo është koha që i duhet lëkurës per tu rigjeneruar dhe për tu rigoditur përsëri. Duhen 10-15 procedura per te arritur rezultatin e duhur i cili varet nga madhesia e zones qe do te trajtohet,lloji i perdorur i bojes se tattoo-ve si dhe karakteristikat e lekures.