Blog

Si të ushqeheni nëse jeni me Tiroidit Hashimoto

Si të ushqeheni nëse jeni me Tiroidit Hashimoto

Ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes janë po aq të rëndësishme, sa edhe përdorimi i disa suplementeve ushqimore, të pasura me elemente specifike, që kanë rezultuar të dobishëm në luftën kundër inflamacionit. Në këtë mënyrë, ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e simptomave të tilla si tharja e lëkurës, lodhja e përgjithshme, kapslliku, përgjumja, dobësimi i kujtesës, etj. Suplementet më të dobishme janë:

Seleniumi: është një mineral me veti antioksidante të fuqishme. Ai përmirëson funksionin e gjendrës tiroide dhe redukton antitrupat antitiroidienë në organizëm.

Glutationi: antioksidant i fuqishëm, që ndihmon ekuilibrin hormonal dhe forcon sistemin imunitar.

Vitamina D: Edhe pse mund të jeni ekspozuar gjatë në rrezet e diellit gjatë verës, në dimër mund të shfaqni mungesë të saj. Nëse vuani nga sëmundje të tiroides, përdorimi i kësaj vitamine është tepër i rëndësishëm, sepse ndihmon transportin e hormonit tiroidien brenda qelizave.

Vitamina C: efektet e dobishme të saj në organizëm janë të shumta, por më të rëndësishmet janë reduktimi i stresit mbiveshkor dhe forcimi i sitemit imunitar.

Probiotikët: Përdorimi i tyre ndikon pozitivisht në sëmundjet autoimune, një ndër të cilat është edhe tiroiditi Hashimoto.