Blog

Rreziku për diabetin tip 2 sipas grupeve të gjakut

Rreziku për diabetin tip 2 sipas grupeve të gjakut

Në ditët e sotme diabeti i sheqerit prek mbi 382 milionë persona në vit në të gjithë botën, shifër kjo që vazhdon të jetë në rritje që prej dekadash. Ka shumë faktorë që e favorizojnë diabetin, si: obeziteti, jeta sedentare, duhanpirja, hipertensioni arterial, rritja e kolesterolit në gjak dhe ushqyerja jo e shëndetshme.

Sipas një studimi ku janë përfshirë 82 000 gra të ndjekura për një periudhë 18 vjeçare, është konstatuar edhe një lidhje reale midis grupit të gjakut dhe diabetit të sheqerit tip 2.
Lidhur me këtë fenomen, rrezik më të ulët paraqet grupi i gjakur i tipit 0, krahasuar me grupet e tjera.
Krahasimisht, personat me grup gjaku A kanë rrezik 10% më të lartë, grupi AB deri në 17% më të lartë, dhe grupi B 21%.
Në të njëjtën kohë, gratë të cilat janë Rhezus negativ (rreth 6% e popullatës) kanë rrezik më të ulët për të zhvilluar diabet të sheqerit.

Pavarësisht njohurive mjekësore, asnjë mekanizëm biologjik nuk arrin ta shpjegojë këtë lidhje.
Fillimisht mendohej që në gratë me grup 0 janë më shumë të shprehur disa markues të inflamacionit. Në të njëjtën kohë, është parë që grupe të ndryshëm gjaku mund të ndryshojnë përbërjen e florës bakteriale të zorrës, çka ndikon në metabolizmin e glukozës (sheqerit) në balancën energjitike, dhe në inflamacionin kronik.