Blog

Rekomandime për personat me Tiroidit Hashimoto

Rekomandime për personat me Tiroidit Hashimoto

Tiroiditi Hashimoto është një sëmundje inflamatore e gjendrës tiroide, me natyrë autoimune. Problemet me natyrë autoimune janë shumë të përhapura në mbarë botën. Njihen rreth 80 të tilla, si artriti reumatoid, lupusi eritematoz, sëmundja celiake, anemia pernicioze, vitiligo, psoriaza, sëmundjet inflamatore të zorrës, tiroiditi Hashimoto, Sklerodermia, Sëmundja Adison, Sëmundja Graves, Diabeti i sheqerit i tipit 1, Sindroma Sjogren, etj.Ato janë të pashërueshme, të trashëgueshme, ku 75% e rasteve të diagnostikuara janë femra. Në bazë të tyre qëndron lufta e brendshme midis sistemit imunitar të njëorganizmi dhe qelizave të shëndetshme të këtij organizmi, me rezultat final shkatërrimin e plotë të këtyre të fundit. Në varësi të organitapo strukturës së prekur, shfaqen edhe simptomat, të cilat shpesh janë të ngjashme për sëmundje të ndryshme, duke e bërë diagnostikimin edhe më të vështirë. Ndodh që një person të ketë dy ose më shumë sëmundje autoimune në të njëjtën kohë, ose të shfaqen në periudha të mëvonshme.Është e rëndësishme të theksojmë që shkaku i këtij fenomeni është inflamacioni në nivelin e indeve përkatëse, në rastin e Hashimotos ai ndodh në gjendrën tiroide. Për këtë arsye, edhe rekomandimet e mëposhtme orientohen në reduktimin e inflamacionit, nëpërmjet:

1.Ndryshimit të mënyrës së ushqyerjes
Kjo konsiston në këto masa:

Evitimi i ushqimeve inflamatore, që mund ta përkeqësojnë problemin autoimun, të tilla si domatja, speci, patëllxhani, veza, arrat dhe farat, qumështi, drithërat, soja dhe gluteni.

Konsumi i mishit dhe peshkut cilësor, perimeve me gjethe jeshile të gatuara me vaj kokosi, frutave (kryesisht frutave të pyllit) dhe i lëngut të kockave në çdo vakt (për mineralet dhe gluteninën që përmbajnë).

Konsumi i të paktën 4 lugë vaj kokosi në ditë. Vaji i kokosit konsiderohet i dobishëm për tiroiden, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore me zinxhir të mesëm dhe acidit laurik

Konsumi i karbohidrateve natyrale nëpërmjet perimeve dhe frutave, dhe jo në formën e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave.

2.Përdorimit të Suplementeve
Ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes janë po aq të rëndësishme, sa edhe përdorimi i disa suplementeve ushqimore, të pasura me elemente specifike, që kanë rezultuar të dobishëm në luftën kundër inflamacionit. Në këtë mënyrë, ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e simptomave të tilla si tharja e lëkurës, lodhja e përgjithshme, kapslliku, përgjumja, dobësimi i kujtesës, etj. Suplementet më të dobishme janë:

Seleniumi: është një mineral me veti antioksidante të fuqishme.
Ai përmirëson funksionin e gjendrës tiroide dhe redukton antitrupat antitiroidienë në organizëm.

Glutationi: antioksidant i fuqishëm, që ndihmon ekuilibrin hormonal dhe forcon sistemin imunitar.

Vitamina D: Edhe pse mund të jeni ekspozuar gjatë në rrezet e diellit gjatë verës, në dimër mund të shfaqni mungesë të saj. Nëse vuani nga sëmundje të tiroides, përdorimi i kësaj vitamine është tepër i rëndësishëm, sepse ndihmon transportin e hormonit tiroidien brenda qelizave.

Vitamina C: efektet e dobishme të saj në organizëm janë të shumta, por më të rëndësishmet janë reduktimi i stresit mbiveshkor dhe forcimi i sitemit imunitar.

Probiotikët: Përdorimi i tyre ndikon pozitivisht në sëmundjet autoimune, një ndër të cilat është edhe tiroiditi Hashimoto.

3.Ndryshimit të mënyrës së jetesës
Çdo njeri është mirë të jetojë në mënyrë cilësore, por për pacientët me çrregullime të gjendrës tiroide kjo është e detyrueshme. Për të arritur këtë:

Flini çdo natë në orën 10, që të plotësoni 9 orë të plota gjumë.

Praktikoni relaksin aktiv, që konsiston në kryerjen e veprimeve apo ushtrimin e sporteve që ju relaksojnë dhe njëkohësisht ju reduktojnë stresin. Të tilla janë meditimi, joga, ushtrimet statike dhe dinamike të tërheqjes, etj.

Praktikoni kërcimin: mjafton t’i kushtoni edhe vetëm 15 minuta në ditë këtij sporti tepër të dobishëm për qarkullimin e gjakut dhe limfës. Nuk ka rëndësi nëse praktikoni aerobinë, dancin sportiv, apo kërcimin në një minitrampolinë. Efekti është pozitiv në çdo rast.

Kujdes: aktiviteti fizik është një prioritet për pacientët me Hashimoto, por nuk rekomandohen sporte të rënda, që mund të përkeqësojnë simptomat. Ecja, biçikleta dhe noti janë sportet më të përshtatshme në këtë rast.