Blog

Kafeja dhe diabeti

Kafeja dhe diabeti

Studimi i parë i kryer për të vlerësuar nëse ndryshimi në sasinë e kafesë ose çajit të konsumuar, kishte ndonjë efekt në rriskun e shfaqjes së diabetit tip 2 tek individët e shëndetshëm, ishte ai i publikuar në Prill të këtij viti në revistën prestigjioze mjekësore “Diabetologjia”. Pas 4 vjetësh nga fillimi i studimit, efektet ishin të dukshme.
Në këtë studim u konstatua që personat që e rritën sasinë e kafesë që konsumonin në ditë me rreth 1 flixhan e gjysëm, kishin mesatarisht një rrisk 11 % më të ulët për të zhvilluar diabet tip 2 pas 4 vjetësh, krahasuar me personat që nuk e rritën sasinë e kafesë. Dhe në rast të kundërt, ata që e reduktuan sasinë e kafesë së konsumuar në ditë me një mesatare prej 2 filxhanësh në ditë, rezultuan me një rrisk 17% më të lartë për të zhvilluar diabet tip 2 gjatë 4 viteve të ardhshme, krahasuar me ata që nuk e pakësuan sasinë ditore të kafesë së konsumuar. Ndryshimet në sasinë e çajit të konsumuar nuk u shoqëruan me rrisk të lartë për diabet tip 2, ndoshta për shkak se jo shumë njerëz e konsumojnë çajin, apo rritin sasinë e çajit që konsumojnë. Si ky studim, edhe shumë studime të tjera të viteve të fundit, theksojnë të njëtën gjë: konsumi i madh i kafesë shoqërohet me rrisk më të ulët për diabet tip 2. Ajo që ishte risi në studimin e mësipërm, ishte fakti që ai analizoi ndryshimet aktuale në konsumin e kafesë dhe çajit, dhe rriskun për diabet tip 2 tek personat që rritën sasinë e tyre, krahasuar me ata që nuk bënë ndryshime. Bëhet fjalë për konsumin e një sasie të rregullt kafeje, prej 240 ml ose 6 filxhane kafeje në ditë, jo kapuçino apo kafe të tjera, por thjesht për kafen e zezë, me ose pa qumësht apo sheqer. Megjithatë, edhe ata që konsumojnë sasi më të pakta të kafesë, përfitojnë një ulje të rriskut për diabet tip 2 dhe sëmundje kardio-vaskulare.
Për këtë arsye, konsumi i kafesë duhet të konsiderohet si një faktor i rëndësishëm i uljes së rriskut për të shfaqur diabet tip 2, si një pjesë e rëndësishme e një mënyrë të shëndetshme të jetesës, për ruajtjen e një peshe trupore ideale dhe një trupi të shëndetshëm, nëpërmjet konsumit të një regjimi ushqimor të shëndetshëm.Duke ulur shkallën e rrezikut të diabetit të sheqerit të tipit 2, kafeja mund të konsiderohet një mjet i mirë parandalues i sëmundjeve shoqëruese të tij, si hipertensioni arterial, yndyrnat e larta në gjak, sëmundjet e zemrës, të syve, të veshkave, nervave, etj.