Blog

Impakti i obezitetit në zhvillimin e kancerit

Impakti i obezitetit në zhvillimin e kancerit

Sipas studimeve të fundit, obeziteti shoqërohet me mbi 500,000 raste të reja kanceri në vit, në mbarë botën, dhe rreth një të tretën në Amerikën e Veriut dhe Europë. Analiza e të dhënave nga 184 vende ka treguar që shtimi i madh në peshë shoqërohet me shtim 5.4 % të rasteve të reja me kancer tek femrat, dhe 1.9% tek meshkujt.
Ndër gratë, kanceri post menopauzal i gjirit, kanceri i endometrit (mitrës), dhe i zorrrës së trashë përbëjnë rreth ¾ e kancereve të lidhur me obezitetin. Ndërsa tek meshkujt, kanceri i mushkërisë dhe zorrës së trashë përbëjnë mbi 2/3 e kancereve të lidhur me mbipeshën.
Kjo rritje e përqindjes së kancereve të lidhur me mbipeshën është më e shprehur në vendet e zhvilluara (8%), krahasuar me vendet në zhvillim (1.5%).
Hasshmëria e tyre varion shumë në vende dhe raca të ndryshme: më të shprehura në Amerikën e Veriut, dhe më pak në Afrikën e Jugut.

Dr. Kozeta Mustafaraj
Obstetre-Gjinekologe