Blog

Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë diabet

Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë diabet

Gjumi i pamjaftueshëm, si rezultat i çrregullimeve të gjumit ose pamundësisë për të fjetur (si pasojë e profesionit apo shkaqeve të tjera të paevitueshme) mund të pengojnë aftësinë e qelizave beta të pankreasit për të sekretuar insulinën, duke çuar në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Pikërisht kjo është arsyeja pse personat që ushtrojnë profesionin e tyre gjatë natës janë më të predispozuar për mbipeshë dhe diabet të sheqerit të tipit 2. Faktori kryesor i këtij fenomeni është pikërisht rënia e shkallës së sekretimit të insulinës me rreth 30% pas vaktit, si rezultat i gjumit të pamjaftueshëm dhe prishjes së ritmit cirkadien.
Në mënyrë që të parandalohen problemet e mësipërme, personave që nuk plotësojnë orët e nevojshme të gjumit u rekomandohet regjim ushqimor i shëndetshëm dhe aktivitet fizik i rregullt, për të djegur sasitë e tepërta të sheqerit që mund të depozitohen nga mangësia e insulinës në organizëm.

Dr.Yllka Themeli
Endokrinologe