Blog

Ushqyerja dhe funksioni i gjendrave paratiroide

Ushqyerja dhe funksioni i gjendrave paratiroideo

Gjendrat paratiroide gjenden në pjesën e përparme dhe të poshtme të qafës, në katër polet e gjendrës tiroide. Ato janë 4 në numër dhe ndihmojnë në mbajtjen brenda vlerave normale të nivelit të kalciumit në gjak (8.5-10.2 mg/dl). Gjendrat paratiroide çlirojnë hormonin e tyre (parathormonin) në gjak sa herë që ky nivel zbret nën 8.5 mg/dl, nëpërmjet:

Mobilizimit të kalciumit nga kockat për në gjak

Pakësimit të sasisë së kalciumit të eleminuar me urinën
Shtimit të përthithjes së kalciumit në nivelin e zorrës.
Nga gjithë produktet që konsumohen, rolin më të rëndësishëm mbi funksionin e gjendrave paratiroide e luajnë ato që përmbajnë kalcium. Në këtë proçes, pra në shkallën e sekretimit të hormonit të paratiroides nga gjendrat paratiroide ndikojnë ndjeshëm faktorët dietetikë të mëposhtëm

Marrja e mjaftueshme e kalciumit

Sasia e kalciumit të marrë nëpërmjet ushqimit ndikon direkt tek sasia e PTH, për të cilin trupi ka nevojë. Nëse këto sasi janë të pamjaftueshme çojnë në përthithje të një sasie të pakët të kalciumit në zorrë, që ul nivelin e kalciumit qarkullues, duke nxitur në këtë mënyrë çlirimin e PTH. Nga ana tjetër, nëse konsumohet më tepër kalcium sesa nevojitet, rritet niveli i kalciumit në gjak, duke çuar automatikisht në ulje të sasisë së PTH të çliruar nga paratiroidet. Të rriturit kanë nevojë për 1.000 – 2.500 mg në ditë. Ai gjendet kryesisht tek qumështi, produktet e bulmetit, sardelet e konservuara, salmon dhe perimet me gjethe jeshile.

Ushqyerja menjëherë pas paratiroidektomisë

Menjëherë pas paratiroidektomisë (heqjes së një ose më tepër gjendrave të paratiroides), pacienti ka problem me gëlltitjen dhe për këtë duhet të konsumojë produkte të lëngshme dhe të buta. Të tilla janë çaji, uji dhe supa. Më pas, produktet shtohen në mënyrë graduale, sipas gjendjes së gëlltitjes.

Ushqyerja afatgjatë pas paratiroidektomisë

Meqenëse kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e të paktën një gjendre paratiroide, ajo do të pasohet nga rënia e niveleve të kalciumit në gjak. Për këtë arsye, pacienti ka nevojë për ushqime të pasura me kalcium (fruta, perime, drithëra dhe bulmet), dhe sipas rastit edhe për suplemente (shtesa ushqimore) të pasura me kalcium.