Blog

Earfold, aparatura që korrigjon veshët e hapur, pa operacion

Earfold, aparatura që korrigjon veshët e hapur, pa operacion

Veshët që rrinë të hapur, shumë larg kokës, janë estetikisht jo të këndshme. Në përgjithësi janë diçka e trashëguar dhe shpesh krijojnë problem në jetën sociale. Në Kongresin e 65-të SICPRE, ndërrmarrja farmaceutike Allergan, prezantoi një aparaturë mjekësore që quhet Earfold, i cili me një veprim të thjeshtë ambulator, arrin të korrigjojë daljen e ekzagjeruar të veshëve. Krijuesi i kësaj metode, kirurgu plastik Norbert Kangdel, pas 15 vitesh eksperimentim, arriti ta konkretizojë shpikjen e tij. Marka e tij u aprovuan nga BE në vitin 2015. Earfold është një kit i veshur me ar 24 karat. Ai vendoset me anestezi lokale nën lëkurën e veshit duke e pozicionuar në formë të tillë që të korrigjojë harkimin e ekagjeruar të veshit. Vendosja e kitit zgjat rreth 20 minuta, siguria është shumë e lartë dhe nuk jep asnjë lloj komplikacioni në fazën post operacion. Menjëherë pas vendosjes, veshët mund të fryhen pak e cila kalon për pak ditë. Këtë ndërhyrje mund ta bëjnë të gjithë, madje edhe fëmijët mbi 7 vjeç.