Blog

Dëshmi – Si ndryshoi jeta ime pasi vura unazën gastrite dhe shpëtova nga obeziteti

Dëshmi – Si ndryshoi jeta ime pasi vura unazën gastrite dhe shpëtova nga obeziteti

39-vjeçarja Sebnem Aktosun nga Izmiri i Turqisë, pas martesës ka filluar sebnemaktosuntë marrë peshë duke arritur në 163 kilograme. Pesha e tepërt, përveç shqetësimeve dhe probleme shëndetësore, i kishte krijuar edhe komplekse 39-vjeçares, e cila ishte refuzuar në disa intervista pune vetëm për shkak të peshës. E gjendur në këtë situatë, ajo vendos të bëjë operacionin e njohur si “vënie unaze” në stomak. ”E kam mbaruar universitetit si e para degës. Për shkak të peshës që kisha, jam refuzuar disa herë nga kompanitë. Shkoja në shkollën e djalit, por për të mos e bërë që djali të ndjehet keq detyrohesha të të mos i qëndroja pranë. Pash një grua që ishte operuar dhe vendosa të operohem edhe unë”, shprehet Sebnem Aktosun. Ajo më tej shprehet se nga operacioni ka dale me 5 kilogram më pak ndërsa gjatë muajit të parë ka humbur edhe 20 kilograme të tjera ndërsa nënvizon se ha gjithçka, por jo si më parë. “Ha gjithçka që më kërkon shpirti, por jo si më parë. Marr 2-3 lugë dhe i them vetes, mjafton me kaq”, thotë 39-vjeçarja. Në fund ajo gjithashtu thekson se ka harxhuar shumë para për të hequrkilogramët e tepërt dhe se me ato para do të kishte blerë tre apartamente pasi ajo provonte gjithçka që shihte në televizion për humbjen e peshës. Ajo u sugjeron atyre që vuajnë nga pesha, të mos provojnë gjithçka që dëgjojnë për humbjen e peshës, në veçanti ilaçet, duke shtuar se për të zgjidhja më e mirë ka qenë operacioni kirurgjikal.
Në Klinikën Dermo Life realizohet me sukses vendosja e unazës gastrite, duke zgjidhur një herë e mirë problemin e obezitetit. Ndërhyrja bëhet nga kirurgë të famshëm italianë.