Cfare eshte blefaroplastika?


Blefaroplastika eshte nje nderhyrje e cila konsiston ne rimodelimin e qepallave te varura, heqjen e lekures se tepert ose dhjamin qe ndodhet ne ate zone, mund te realizohet ne pjese e siperme te syrit, ose ne pjesen e poshte ku krijohen qeset dhjamore.


Me kalimin e viteve qepallat shtrihen dhe muskujt qe i mbeshtesin dobesohen. Si rezultat, dhjami i tepert mblidhet siper dhe poshte qepallave tuaja dhe ne kete menyre vetullat ulen duke humbur formen e tyre, kapaket e siperme te syrit varen dhe krijohen qeset poshte syve.



Kur duhet te konsideroni blefaroplastiken?

Kjo nderhyrje mund te jete nje opsion nese keni:
1- Qepalla te siperme te varura
2- Lekure te tepert ne qepallat qe nderhyjne ose ndikojne ne shikimin tuaj periferik
3- Lekure te tepert ne qepallat e poshtme
4- Qese ne pjesen e poshtme te syrit

Rezervo Konsultën

Vuani nga qepallat e syve? Plotësoni formularin më poshtë për të planifikuar konsultën tuaj me kirurgë Italian në Dermolife.

Avantazhet e blefaroplastikes

nxirja e zyve


1- Pamje e rinuar, pasi fytyra juaj eshte nje nga zonat e para qe tregon shenjat e plakjes. Qepallat e siperme jane vetem nje nga ato shenja dhe mund te kene nje ndikim te rendesishem ne pamjen tuaj. Ndersa plakemi, lekura e humbet elasticitetin e saj duke perfshire zonen rreth syve tuaj. Ne kete menyre ne fytyren tuaj krijohet nje imazh qe ju ben te dukeni me te moshuar, trishtuar ose te lodhur.

2- Shikim i permiresuar, pasi nderhyrja e blefaroplastikes nuk eshte vetem per arsye kozmetike. Nese qepallat e varura kane nje ulje te konsiderueshme atehere shikimi juaj anesor mund te preket. Blefaroplastika do te heqe lekuren e tepert per te korrigjuar demtimin e shikimit.

3-Rezultate afatgjata, pas nderhyrjes pamja juaj eshte me rinore, e definuar dhe minimalisht 8 vite me e re! Procesi i plakjes vazhdon ne menyre natyrale por pas kesaj nderhyrje pamja ne zonen e syve do te jete e rinuar per shume vite ne vazhdim dhe premisat per tu krijuar serisht te njejta problematika jane shume te pakta.

TRAJTIMI I QEPALLAVE TE SYVE

Rimodelimi i qepallave
Operacioni i syve
Blefaroplastika e syve
rimodelimi i qepallave te syve

VENDNDODHJA E KLINIKËS DERMOLIFE

Rezervo Konsultën

Vuani nga Qepallat e Syve? Kontaktoni Kliniken Dermolife! Për të programuar një konsultë me kirurgun.
Telefono +355 69 20 99 780 ose plotësoni të dhenat: