Blog

Unaza Vs Baloni! Ku qendron ndryshimi midis tyre?

“Nuk mund te humbas peshe, po bej te pamunduren, kam 1 vit ne palester, po mbaj dieta te ndryshme ushqimore dhe nuk kam asnje rezultat!” - ky eshte konstatimi i shume njerezve mbipeshe me shpresen qe jeta e tyre te kthehet ne nje normalitet te shendetshem.

Per kete arsye shume shkencetare duke marre shkas nga ky problem global kane krijuar metoda te ndryshme per reduktimin e peshes.

Per kete arsye shume shkencetare duke marre shkas nga ky problem global kane krijuar Metoda te ndryshme per reduktimin e peshes

Disa prej tyre jane Gastrik Sleeve, Bypass-i Gastrik, Unaza Gastrike dhe metodologjia me e fundit e momentit qe po ben nje buje shume te madhe ne Shqiperi:

Baloni Gastrik. Por si ndryshojne keto procedura nga njera tjetra?

Bypass-i Gastrik është një kirurgji që ju ndihmon të humbni peshë duke zvogëluar stomakun dhe nje reduktim te zorres



Bypass-i Gastrik është një kirurgji që ju ndihmon të humbni peshë duke zvogëluar stomakun dhe nje reduktim te zorres, pra aftësinë dhe kapacitetin e tij për të mbajtur ushqimin që ne hamë.

Bypassi Gastrik realizohet nëpërmjet 2 lloje ndërhyrjesh. Me kirurgji të hapur dhe me ndërhyrje mini-invazive.


Avantazhet e laparoskopisë në krahasim me kirurgjinë e hapur janë:
1. Qëndrim prej 1-2 netesh në spital.
2. Më pak dhimbje.
3. Shenja të vogla të ndërhyrjes.
4. Kohëzgjatja e ndërhyrjes është 2 deri në 4 orë.
Pas operacionit, është e domosdoshme të ndiqni një dietë të rreptë me lëngje, me rikthim gradual të ushqimeve të buta deri në 6 javë.


Kirurgjia Batiatrike e  stomakut ose ndryshe e njohur si  Unaza Gastrike është një procedurë minimale invazive

Kirurgjia Batiatrike e stomakut ose ndryshe e njohur si Unaza Gastrike është një procedurë minimale invazive, e shpejtë, që zvogëlon madhësinë e stomakut për të zvogëluar marrjen e ushqimit.

Ajo përfshin vendosjen e një unaze rreth majës së stomakut, gjë që rezulton në një person që ndihet më i plotë me më pak ushqim.

Pas operacionit, është e domosdoshme të ndiqni një dietë të rreptë me lëngje, me rikthim gradual të ushqimeve të buta deri në 6 javë.


Procedurat e lartpermendura kerkojme minimalisht 1 nate shtrire ne spital, 6 jave regjim te rrepte me lengje, jane nderhyrje pra ne te ardhmen lene dhe shenja (cikatrice), kryhet me anestezi totale dhe nderhyrja zgjat rreth 2- 4 ore. Gjithashtu ka nje risk qe personat qe kane kryer keto nderhyrje te rifitojne peshen ne ne te ardhmen.


PO BALONI GASTRIK?

Baloni Gastrik eshte procedura me innovative per reduktimin e peshes

Baloni Gastrik eshte procedura me innovative per reduktimin e peshes pa nevojen e nderhyrjes, pa nevojen e qendrimit ne spital, pa nevojen e anestezise totale dhe pa nevojen e nje diete strike!

Kjo proçedurë konsiston në vendosjen në stomak të një baloni të butë, i cili kalohet në stomak në rrugë endoskopike, proçedurë e ngjashme kjo me atë të një gastroskopie të thjeshtë.
Kjo proçedurë kryhet në kushte ambulatorike, zgjat jo më shumë se 20-30 minuta.
Baloni i vendosur do të mbahet nga pacienti për një periudhe 6 mujore. Duke qenë se zë një hapësirë të konsiderueshme të stomakut, pacienti, gjatë kësaj periudhe, redukton në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit që merr dhe në fund të periudhës 6-mujore pacienti ka një rënie të konsiderueshme prej rreth 10-14 kile.
Pas periudhës 6-mujore realizohet heqja e balonit, proçedurë e cila kryhet po në kushte ambulatorike dhe me ndihmën e gastroskopit.

Ndryshimi tjeter i rendesishme eshte nese nje person rifiton peshe, mund ta vendose perseri Balonin, por nese kryen nderhyrje dhe rifiton peshe nuk ka kurre mundesi te vendose Baloni Gastrik! ( kete e themi nga eksperienca e pacienteve qe kane kryer ne te shkuaren nderhyrje gastrike)