Blog

Perse i thashe “jo” gastric sleeve dhe zgjodha balonin gastrik?

Perse i thashe “jo” gastric sleeve dhe zgjodha balonin gastrik?

Per stafin tuaj tashme eshte e njohur historia ime, marr shkas nga pyetjet qe me bejne zakonisht njerez te rrethit tim shoqeror, por kam pare dhe komentet pozitive ne faqen tuaj per rezultatin e trupit tim. Do te doja te shpjegoja arsyen perse une zgjodha metoden e balonit gastrik ne vend te prerjes se stomakut (gastric sleeve). Dihet gjeresisht qe prerja e stomakut eshte metoda me drastike qe mund te zgjedhe nje njeri per renien nga pesha, une e kisha menduar si opsion te pare, per shkak te historikut tim gjenetik, shumica e njerezve ne rrethin tim familjar kane te njejtin problem me obezitetin dhe une nisa te kisha problemet e para ne moshe te vogel bashke me motren time.



Fakti qe ishim mbipeshe me shume se moshataret tona nuk na ndergjegjesoi qe ne te ushqeheshim shendetshem, pavaresisht perpjekes se prinderve qe kane shpenzuar shume para por edhe kohen e tyre per te na injektuar te ushqyerit shendetshem, mosbindja jone dhe historiku familjar vetem sa e nxorren me ne pah kete problem. Me kalimin e viteve kur edhe vajzat deshirojne te duken bukur fizikisht mbipesha filloi te na shqetesonte vertete, pa permendur problemet qe kishim me kolesterolin e larte dhe pamundesia per te ecur shpejt apo bere aktivitet fizik normalisht, pamja e jashtme ishte ajo qe na shqetesonte se tepermi. Une dhe ime moter nuk kishim shume diference, ajo ishte me e madhe por edhe shume me e guximshme se une. Ne nje periudhe te caktuar ne zgjodhem te perpiqeshim te ushqeheshim shendetshem dhe ja arritem, une arrita te humbisja pak kilograme por isha ende shume larg, motra ime pothuajse aspak ne krahasim me peshen qe kishim. Pasi ajo lexoi shume ne internet, por pasi pa edhe te gjitha komplikacionet e shumta qe kishte prerja e stomakut ajo vendosi ta bente. Familja jone ishte kundra, une kisha ende frike dhe momentalisht nuk mund te suportonin emocionalisht dhe ekonomikisht dy nderhyrje njeherazi dhe keshtu motra ishte e para qe e ndermori kete hap, pervec te tjerave ishte edhe ne nje moshe me madhore se une.

Ditet e para pas nderhyrjes eshte e tepert t’ju them se ishin vertete te tmerrshme, dhimbjet e stomakut, pamundesia per te ngrene, te vjella te vazhdueshme por te gjitha keto ndjesi te dyfishuara tek personi qe i perjeton, pa permendur vizitat e panumerta qe benim ne spital me pas, si dhe shpenzimet e operacionit qe ishin pothuajse te paperballueshme per familjen tone. Pas disa muajsh motra filloi te ndihej me mire dhe nuk kishte dhimbjet e fillimit por me e pafuqishme se asnjehere, ne javet e para ajo pati nje renie te konsiderueshme kilogramesh, prape jo te mjaftueshme krahasuar me mbipeshen dhe metoden qe kishte zgjedhur. Ajo ankohej se ndihej vazhdimisht e lodhur, dhe e keputur, kjo nuk e pengonte qe ajo te ushqehej sepse ndihej me e fuqishme, kilogramet nuk po humbisnin me kjo gje e shqetesonte me shume. Pas disa analizave qe motra beri rezultoi se tashme kishte kaluar ne anemi te theksuar per shkak te prerjes se stomakut ose ne gjuhen mjekesore anemia megaloblastike dhe qelizat ne zonen ku ishte bere prerja e stomakut ishin shume te rendesishme per te prodhuar qelizat e gjakut. Kjo gje e detyroi ate te merrte mjekime te vazhdueshme dhe sot pas 2 vitesh vazhdon ende te kurohet duke shpresuar te mos lipset nevoja per transfuzion.

Une isha shume e lumtur qe nuk i isha ushtruar kesaj nderhyrjeje dhe nuk do ta zgjidhja dhe rekomandoja asnjehere duke pare dhe perjetuar nga afer te gjitha veshtiresite qe solli per familjen tone por sidomos per motren time, une kisha lexuar per metoden e balonit gastrik qe ofrohej ne kliniken tuaj dhe duke ju referuar qe mesatarisht mund te humbisje 20-30 kilograme dhe nuk ishte operacion i mirefillte, me prerje, anestezi, gjakderdhje vendosa ti ushtrohem, kushtonte edhe me pak. Pasi bera analizat dhe gjithcka ishte ne rregull, bera proceduren e cila ishte shume e shpejte dhe isha skeptike nese dicka qe perfundon sa hap e mbyll syte do te me jepte mua efektin qe deshiroja?
Ne ditet e para ndjeja te perziera dhe dhimbje jo shume te forta te stomakut (pasi kisha pare motren me dukeshin te paperfillshme) konsumoja pothuajse vetem ushqime te lengshme ne javet ne vazhdim dhe fillova te kuptoj qe edhe kur konsumoja gjera te tjera nuk mundet te perfundoja te gjithe ushqimin, ose me sakte aq sa isha mesuar me pare. Ne muajin e pare une arrita te humbas 12 kilograme, ne te dytin, 7 kilograme dhe tani ne muajin e peste jam minus 25 kilograme, nuk ka mbetur asnje veshje e se kalures ne garderoben time, ndihem shume me mire nga ana fizike, shendetesore por edhe nga ana shpirterore.

Objektivi im pothuajse u arrit ne keto muaj, duhet te humb edhe 5 kilograme te cilat me duken shume te lehta ne kete pike dhe me pas me duhet ta heq balonin i cili me ka ndihmuar kaq shume edhe ne rritjen e vetebesimit keto muaj. Jam shume e lumtur qe zgjodha kete rruge dhe jo ate te prerjes apo ngushtimit te stomakut, nuk do t’ja sugjeroja askujt keto metoda drastike qe ne asnje moment nuk te japin garanci qe ti do te humbasesh te gjitha kilogramet e tepert dhe madje te rrezikojne edhe jeten. Do te deshiroja qe kete rrefim ta lexonin te gjithe personat qe jane ne medyshje per metoden qe duan te zgjedhin, ta lexonin te gjithe ata qe kane bere komente pozitive ne foton time, ta lexojne te gjitha ata qe po mendojne te bejne ngushtim apo prerje te stomakut dhe ta rimendojne, por do te doja me shume ta lexonin te gjithe njerezit te cilet nuk e dine ende cfare eshte baloni gastrik dhe cfare efekti te mrekullueshem ka pasur ne jeten time!