Blog

Aspekti psikologjik i obezitetit tek gratë

Aspekti psikologjik i obezitetit tek gratë

Gratë obeze meritojnë kujdes të veçantë dhe duhet të trajtohen me dashuri dhe respekt, duke marë parasysh gjendjen personale në të cilën ato ndodhen.
Duke parë që përqindja e grave obeze vitet e fundit është dyfishuar, obeziteti ka nisur të shihet si një gjendje shëndetësore. Pra ndryshon mënyra e të gjykuarit, nga gjendje “për t’u ndjerë keq e patur turp” në gjendje që “ ka nevojë për kujdes”.
Mjekët duhet të përfshijnë përllogaritjen e indeksit të masës trupore (BMI) dhe vlerësimin për obezitetin dhe çrregullimet e ngrënies, në çdo egzaminim gjatë periudhës së shtatzanisë dhe atë pas lindjes, për të gjitha gratë.Është përgjegjësia e mjekut që të njohi rreziqet mjekësore që shoqërojnë obezitetin dhe të këshillojnë pacientët në lidhje me këto rreziqe, në një mënyrë asnjanëse, duke respektuar autonominë dhe dinjitetin e tyre, pa i qortuar për peshën e tyre.
Ajo që duhet mbajtur gjithmone parasysh është përballja me problemet sociale ekonomike, turpi ndaj shoqërisë, të afërmve, mjekëve të tjerë dhe stigmatizimi në një shoqëri që barazon të qenurit e dobët me shëndetin dhe bukurinë.Gratë obeze duhen parë nga mjeku, ashtu si çdo pacient tjetër me rrisk të lartë. Këshillimi për të ulur peshën duhet parë si nevojë mjekësore, dhe jo thjesht si kufizim i ngrënies apo shtimi i ushtrimit fizik, pa harruar kushtet ekonomike dhe sociale të gruas.