Blog

Aspekti psikologjik i obezitetit tek gratë

Aspekti psikologjik i obezitetit tek gratë

Lodhja adrenale shpesh nënvlerësohet nga mjekët, duke çuar në keqdiagnostikim dhe terapi jokorrekte për pacientët. Varianti më ekstrem i saj është sëmundja Adison, që haset në 4/100.000 persona, simptomat e së cilës janë të lidhura me një prodhim të pamjaftueshëm të hormoneve të gjendrës mbiveshkore (adrenale). Është tepër e rëndësishme të theksojmë që gjendrat mbiveshkore, me madhësi më të vogël se një kokërr arrë, prodhojnë disa prej komponentëve më jetësorë për organizmin, ku më i rëndësishmi është hormoni që lufton stresin, kortizoli. Për këtë arsye, nëse këto gjendra prodhojnë më tepër ose më pak hormone, mund të shfaqet lodhja adrenale, me pasoja serioze për shëndetin. Fatkeqësisht, nuk egzistojnë teste që mund të diagnostikojnë lodhjen adrenale. Diagnoza e saj mund të vendoset vetëm nëpërmjet pranisë së simptomave të saj, që janë:
Lodhja e theksuar, e vazhdueshme: zgjoheni i lodhur, edhe pasi keni bërë një gjumë të mirë. Ju flini, por asnjëherë nuk ndjeni se keni fjetur mjaftueshëm.
Ulja e libidos (dëshirës për marrëdhënie seksuale).
Dëshira e egzagjeruar për produkte të ëmbla dhe të kripura.
Trullosje ose marrje mendsh e lehtë gjatë ngritjes së menjëhershme nga pozicioni ndenjur.Theksim i simptomave të sindromit prememenstrual ose të menopauzës.
Çrregullime të humorit, që nuk kanë qenë të pranishme më pare.
Gjendje depresioni, me dobësim të kujtesës.
Çrregullime hormonale.
Hipertension muskular i vazhdueshëm, që çon në rritje të presionit të gjakut.
Probleme autoimune: me episode ftohjeje dhe reaksione alergjike të shpeshta.

Dr. Yllka Themeli
Endokrinologe